Grainca: Sonte luajtëm lojën më të mirë në sezonin e dytë

Volejboll

Grainca: Sonte luajtëm lojën më të mirë në sezonin e dytë

Më: 4 mars 2023 Në ora: 23:27
Grainca

Ridvan Grainca, trajner i Ferizaj, ka fjalë të mira për djelmoshat e tij, të cilët e mposhtën me rezultat 3:0 Golden Eagle Therandën, në kuadër të Superligës së Kosovës në volejboll (meshkujt).

"Sonte luajtëm lojën më të mirë në sezonin e dytë. 

Gjatë tërë ndeshjes nuk u diskutua fituesi. 

Në këtë ndeshje funksionoi çdo gjë, kishim shumë siguri, luftuam për çdo top, angazhimi ishte maksmimal dhe rezultati nuk mungoi. 

Skuadra tani është kompletuar në çdo pozitë, është duke mbretëruar një harmoni shumë e mirë. Puna e palodhshme dhe e vazhdueshme tani po shpërblehet”, - tha Grainca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat