Pajisja legjendare e Microsoft rikthehet në treg - Bota Sot
Pajisja legjendare e Microsoft rikthehet në treg

Teknologji

E enjte, 19 korrik 2018

Pajisja legjendare e Microsoft rikthehet në treg

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 21:48
Microsoft

Për herë të parë, Microsoft IntelliMouse pa dritën e ditës në vitin 1996 dhe shpejt hyri në legjendë si një ‘miush’ me cilësi të lartë, i cili në fund të viteve ’90-ta mund të gjendej në shumë tavolina pune, por edhe në duart e lojtarëve.

Versioni i fundit, IntelliMouse 3.0, u lansua në vitin 2003. Ai kishte një sensor optik të teknologjisë BlueTrack, i cili mundësoi atë të punonte edhe në xham.

Sot, 15 vjet që nga modeli i fundit, Microsoft ka prezantuar pasuesin e ‘miut’ të tij të kultit - Microsoft Classic IntelliMouse. Megjithëse duket i njëjtë në pamje, ai  mbart përmirësime të rëndësishme teknologjike.

Sensorët e tij tani e lexojnë pozicionin 1.000 herë në sekondë dhe kanë një rezolucion deri në 3.200 dpi.

Microsoft Classic IntelliMouse vjen vetëm në versionin me kabllo, ndërsa kushton vetëm 40 dollarë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test