Samsung S9 dhe S9+ vishen me flori - Bota Sot
Samsung S9 dhe S9+ vishen me flori

Teknologji

E enjte, 19 korrik 2018

Samsung S9 dhe S9+ vishen me flori

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 21:28
Samsung

Kompania angleze e specializuar në personalizimet luksoze qoftë të automjeteve edhe të aksesorëve “Truly Exquisite”, ka realizuar versione prej platini dhe floriri rozë prej 18 karatësh, si dhe flori të verdhë prej 24 karatësh të smartfonëve “Galaxy S9” dhe “Galaxy S9+” të markës “Samsung”, shkruan faqja në internet e dedikuar në risitë e teknologjive dhe smartfonëve “Hdblog”.

Madje në dispozicion ka shumë variante, duke filluar nga veshja me flori e kornizave, të sipërfaqes së kamerës dhe të tasteve deri në variante që kanë krejtësisht pjesën e pasme prej floriri me stampim imazheve si tigra, luanër apo dragonj.

Ndonëse karakteristikat dhe funksionet e telefonit nuk ndryshojnë aspak vlera e tyre lëviz nga 2 600 deri në 4 300 euro.

Madje “Truly Exquisite” ofron gjithashtu mundësinë e realizimit të një versioni ekskluziv me një dizajn gjë zgjidhet nga vetë përdoruese. /ATSH

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test