Google planifikon të krijojë platformën e vet të lojërave - Bota Sot
Google planifikon të krijojë platformën e vet të lojërave

Teknologji

E premte, 20 korrik 2018

Google planifikon të krijojë platformën e vet të lojërave

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 18:13
Ilustrim

Në fillim të vitit të kaluar Google shfaqi interesim për krijimin e një platforme për lojëra, por së shpejti mund të shohim zbatimin e planeve të kompanisë në vepër.

Aktualisht, numri më i madh i botuesve është i interesuar për një formë të re të lojërave, dhe Google shpreson që kjo fushë të ketë sukses, transmeton KosovaPress. 

Ueb faqja Kotak shkruan se Google aktualisht është duke zhvilluar një platformë të re të lojërave për të konkurruar me PlayStation Now, GeForce Now dhe shërbimin që e bën Microsoft. 

Ekzistojnë edhe raportime për konsolën fizike, megjithëse kjo mund të jetë edhe pajisja e specifikuar për transmetim të caktuar. Përveç kësaj, flitet edhe për mundësinë që Google të blejë disa video-lojëra të zhvilluesve. 

Nëse Google dëshiron të ketë sukses, do të nevojiten edhe lojëra me të cilat do të tërheqin shfrytëzuesit. Në këtë moment nuk ka shumë detaje që tregojnë për një zhvillues të veçantë, dhe nuk është i njohur nëse Google është i interesuar për lojëra AAA. 

Cloud gaming nuk është ide e re, ndërkohë që shërbimi aktual dhe ai i mëparshmi i këtij lloji kanë pasur probleme. Doli të jetë në pyetje përzgjedhja e dobët e lojërave me çmim të pavolitshëm. 

Gjithsesi, lojërat dhe gjigantët e IT gjithnjë e më shumë konsiderojnë hyrjen në këtë fushë të tregut, kështu që ne në të ardhmen pritet të ketë gjëra më interesante në këtë sektor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test