Google ka nisur të shkojë pas hapave të Facebookut dhe ka paralajmëruar ndalimin e reklamave online të valutave digjitale.
Ndalesa e reklamave të tilla do të fillojë në muajin qershor të këtij viti.
Në janar, Facebook po ashtu paralajmëroi ndalimin e reklamave të valutave digjitale, duke thënë se dëshiron të mbrojë përdoruesit e vet nga mashtrimet.
Google do të përdorë teknologji të njëjtë, e cila përdoret për ndalimin e përmbajtjeve seksuale.