Hakerat rusë mund të kenë sulmuar edhe qeveri të tjera evropiane - Bota Sot
Hakerat rusë mund të kenë sulmuar edhe qeveri të tjera evropiane

Teknologji

E hënë, 18 qershor 2018

Hakerat rusë mund të kenë sulmuar edhe qeveri të tjera evropiane

Më: 1 mars 2018 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Hakerët rusë, të dyshuar për ndërhyrje në kompjuterat e qeverisë gjermane, mund të kenë shënjestruar edhe ministritë e vendeve të tjera europiane, deklaroi sot një ekspert amerikan sigurie për gazetën gjermane “Die Welt”.

“Grupi i hakerave rusë ‘APT28’ është munduar të hyjë në sistemet e sigurta të ministrive të Jashtme  dhe të Mbrojtjes të vendeve të tjera europiane”, deklaroi Benjamin Read nga kompania amerikane e sigurisë, FireEye.

Informacionet e reja u mblodhën nga të ashtuquajturat në gjuhën teknike sulmet përmes e-mail-eve “spearfishing e-mails”, që kompania e tij zbuloi në sistemet kompjuterike të disa qeverive të BE-së.

Read theksoi se “APT 28” nuk dukeshin si një grup hakerësh kriminelë të interesuar për përfitime materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test