‘WhatsApp’ po sjell një ndryshim të madh që mund t’ju kushtojë shumë para - Bota Sot
‘WhatsApp’ po sjell një ndryshim të madh që mund t’ju kushtojë shumë para

Teknologji

E hënë, 18 qershor 2018

‘WhatsApp’ po sjell një ndryshim të madh që mund t’ju kushtojë shumë para

Më: 1 mars 2018 Në ora: 07:51
Foto ilustrim

Rrjeti social ‘WhatsApp’ po sjell një ndryshim të madh që mund t’ju kushtojë shumë para nëse nuk jeni të kujdesshëm.

Ky aplikacion ka konfirmuar planet për të nxjerrë një sistem pagesash që do t’i lejonte përdoruesit të transferonin në mënyrë të sigurt paratë mes tyre.

Por para se të aplikohet diçka e tillë janë bërë disa testime, fillimisht në Indi në dy milionë përdorues.

Çdokush që dëshiron të përfitojë nga ndryshimet e reja do të duhet të lidhë llogarinë e WhatsApp me llogarinë e tyre bankare.

Platformat e tjera të mesazheve, të tilla si WeChat në Kinë, tashmë lejojnë pagesa mobile dhe janë provuar të jenë popullore.

Kjo gjithashtu do të thotë se përdoruesit e zhurmshëm do të kenë një mënyrë tjetër për të zbrazur kuletat e tyre dixhitale pa pasur nevojë të largohen nga shtëpia.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test