Hakohet hardueri që mund fjalëkalimin e sigurisë së iPhone-it

Teknologji

Hakohet hardueri që mund fjalëkalimin e sigurisë së iPhone-it

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Fjalëkalimi i iPhone-it mund të jetë anashkaluar duke përdorur vetëm 89 euro të komponentëve elektronikë, tregon hulumtimi.

Një shkencëtar kompjuterik nga Cambridge klonoi qipin e kujtesës së iPhone, duke i lejuar atij një numër të pakufizuar të përpjekjeve për të qëlluar një fjalëkalim, shkruan BBC.

Kjo punë kundërshton deklaratën e bërë nga FBI-ja në fillim të këtij viti se kjo qasje nuk do të punojë.

FBI ka bërë këtë deklaratë pasi ka kërkuar qasje në iPhone-in e qëlluesit me armë në San Bernardino, Syed Rizwan Farook-së.

Farook dhe gruaja e tij vranë 14 njerëz në Kalifornia dhjetorin e kaluar para se policia t’i qëllojë për vdekje ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat