Pyesni këtë app ta postoni apo jo foton tuaj online

Teknologji

Pyesni këtë app ta postoni apo jo foton tuaj online

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 11:41
Aplikacioni Pos or Not

Pos or Not e ka emrin aplikacioni i ri i cili mund të japë një “mendim”, mbi postimin apo jo të fotos suaj në mediat sociale.

Si lindi ideja?

Në 2015, unë dhe gruaja ime vizituam Los Angelos dhe vumë re se njerëzit bënin foto duke pyetur njëri-tjetrin nëse duhet apo jo t’i postonin fotot e tyre ne Facebook dhe Instagram.Në të njëjtën kohë pashë një vajzë që po vuante teksa vendoste cilën nga dhjetëra fotot e sapo bëra të mbante, ndërkohë që vazhdoi të bënte akoma të tjera. — kështu thotë programuesi i aplikacionit të ri.

Mesa duket është e vështirë të marrësh rekomandimin e duhur në kohën e duhur. Njerëzit jo vetëm që harxhonin memorie në celularin e tyre me një doze fotosh, por edhe zhgënjeheshin kur ata nuk vlerësoheshin shumë në rrjetet sociale.

Ndërmora menjëherë iniciativën të zhvilloja një program që do ta zgjidhte këtë problem.

Post or Not do të jetë një zgjidhje e mirë për firmat e njohura, të cilat harxhojnë shumë para në dizenjimin dhe reklamimin e logo-ve të tyre.

Sidoqoftë aplikacioni mund të merret falas në internet nga çdokush.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat