Jo të gjithë të lumtur me ndryshimet e fundit të Pokemon

Teknologji

Jo të gjithë të lumtur me ndryshimet e fundit të Pokemon

Më: 1 gusht 2016 Në ora: 11:25
Ilustrim

Pokemon Go sapo ka pësuar një update të ri në Android dhe iOS, një ndryshim mjaft i madh, por duket se jo të gjithë e pëlqejnë versionin e ri.

Pas një muaji me një popullaritet thuajse absurd, Niantic krijuesi i aplikacionit vjen me një surprizë nga e cila lojtarët ndihen paksa konfuzë për shkakt të eleminimit të plotë të opsionit Distance Indicator apo “hapat”.

Për javë me rradhë lojtarët menduan se kishte ndonjë gabim në programimin e lojës që i bënte të dukeshin pokemonët tre hapa me larg se ç’ishin në të vërtetë. Por në vend që ta rregullonte ketë Niantic në programin e ri ka vendosur ta shtojë edhe më shumë numrin e hapave. Kjo do të thotë se vendodhja e pokemonit që po përpiqeni të gjeni është “diku afër në përgjithësi”.  Shumë ndihmuese.

Por duket se ky vendim ka ardhur për arsye sigurie, sepse shpesh here të dhënat gjeografike mjaft të sakta janë pasuar me efekte anësore alarmuese, siç ishte numri i madh i aksidenteve tashmë të ditur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat