TikTok shkurton 60 vende pune në sektorin e reklamave dhe shitjeve

Teknologji

TikTok shkurton 60 vende pune në sektorin e reklamave dhe shitjeve

Më: 24 janar 2024 Në ora: 08:34
TikTok

Kompania TikTok njoftoi se po shkurton 60 vende pune në sektorin e reklamave dhe shitjeve. TikTok nuk ka deklaruar arsyen e shkarkimit të dhjetëra punonjësve, por ka shtuar se punëtorët e larguar nga puna mund të aplikojnë për pozita të tjera, raporton AP.

Agjencia thekson se TikTok aktualisht ka më shumë se 120 postime pune për pozicione të ndryshme.

Pushimet nga puna në TikTok vijnë pas zhvillimeve të ngjashme në kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë Discord dhe Twitch në pronësi të Amazon.

Twitch njoftoi në fillim të këtij muaji se po shkurtonte më shumë se 500 vende pune në një përpjekje për të ulur kostot, ndërsa Discord pushoi 17 për qind të fuqisë punëtore, ose 170 njerëz.

Që nga fillimi i këtij viti, më shumë se 10,000 njerëz janë pushuar nga puna në industrinë e teknologjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat