Miliona fjalëkalime të hakuara - kontrolloni nëse është edhe i juaji në mesin e tyre

Teknologji

Miliona fjalëkalime të hakuara - kontrolloni nëse është edhe i juaji në mesin e tyre

Më: 19 janar 2024 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Një “paketë” me më shumë se 70 milionë fjalëkalime të vjedhura nga një sërë sulmesh nga hakerët, është shfaqur së fundmi në një listë të quajtur Naz.API.

Këtë e ka bërë të ditur eksperti i sigurisë, Troy Hunt, i cili drejton faqen e kontrollit të fjalëkalimeve të hakuara, “Have I Been Pwned”.

Në këtë paketë thuhet se ka 319 dokumente të cilat përmbajnë e-mail dhe fjalëkalime të llogarive nga Facebook, eBay, Yahoo, si dhe nga platformat Roblox dhe Coinbase.

Hunt ka bërë të ditur se të gjitha të dhënat tashmë janë të disponueshme dhe janë ngarkuara në shërbimet e tij, ku çdokush mund të kontrollojë nëse fjalëkalimi i tij është hakuar.

Kontrolloni duke klikuar më poshtë nëse fjalëkalimi juaj është gjithashtu në këtë bazë të dhënash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat