Dy gjigantët teknologjikë po luftojnë për titullin e kompanisë më të vlefshme në botë

Teknologji

Dy gjigantët teknologjikë po luftojnë për titullin e kompanisë më të vlefshme në botë

Më: 11 janar 2024 Në ora: 21:14
Ilustrim

Microsoft kishte kaluar Apple për herë të parë qe nga viti 2021 për t'u bërë firma më e vlefshme në botë për nga kapitalizimi i tregut - që mat vlerën dhe numrin e aksioneve të një kompanie.

Microsoft ia kaloi Apple në pika të shumta gjatë tregtimit të së enjtes në Bursën e Nju Jorkut (NYSE) kur vlera e tij arriti në 2.87 trilionë dollarë dhe aksionet e Apple ranë me një për qind. Por kompania nga Cupertino rimori vendin e parë me kalimin e ditës së tregtimit.

Kjo lëvizje e fundit vjen pas një investimi të madh në inteligjencën artificiale (AI) nga Microsoft.

Apple kishte qenë në pozitën e parë qe nga viti 2010 për shkak të suksesit të iPhone, të cilin Microsoft e luftoi për të konkurruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat