Një Porsche e veçantë e ruajtur për 30 vite po shkëlqen në një ankand në Paris

Teknologji

Një Porsche e veçantë e ruajtur për 30 vite po shkëlqen në një ankand në Paris

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 00:35
Porsche 928 GT

Një Porsche 928 GT e rrallë dhe e personalizuar, po shkëlqen në skenën e ankandit RM Sotheby’s në Paris.

Ky model konsiderohet si një nga modelet më të mira të veturave të viteve 1980, dhe është më e preferuara nga koleksionistët e veturave.

Kjo për shkak se 928 GT Slantnose, është e vetmja e llojit të vet, dhe vjen me fenerë të ngjashëm me ata të Porsche 944.

E porositur nga pronari aktual në vitin 1989, Porsche 928 GT u personalizua nga departamenti ekskluziv i Porsche.

Ky Slantnose 928, thuhet se është mirëmbajtur me dashuri nga pronari, për më shumë se tre dekada.

Modeli i rrallë pritet të dalë në ankand më 31 janar, shitja e të cilit thuhet të kap vlerën e 280 mijë eurove, përjcell Telegrafi.

Vetura 928 GT mund të arrijë 96 km/h në vetëm 5.2 sekonda, dhe një shpejtësi maksimale prej 275 km/h.

Në anën tjetër, edhe një model Capri “jashtëzakonisht i rrallë”, i konsideruar si “i fundit i llojit të vet”, ka dalë në ankand. Ndërsa nga jashtë mund të duket si një Capri i zakonshëm, ka një kapacitet mbresëlënës prej 200 kuaj fuqi.

Gjithashtu, prezantuesi televiziv i Wheeler Dealers, Mike Brewer, po përballet me një incident të pakëndshëm pas vjedhjes së klasikut të tij Ford Fiesta Mk1, vetëm disa minuta pas ishte restauruar plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat