View Once, opsioni i ri në WhatsApp i disponueshëm për përdoruesit – përmirëson sigurinë

Teknologji

View Once, opsioni i ri në WhatsApp i disponueshëm për përdoruesit – përmirëson sigurinë

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

WhatsApp ka shtuar një tjetër veçori të re në ofertën e saj, që është mundësia për të fshirë automatikisht audio mesazhet pasi ato të jenë dëgjuar.

Aplikacioni i mesazheve ofron tashmë veçorinë View Once për mesazhet dhe fotot standarde, dhe kjo është hera e parë që shtrihet në audio mesazhet.

‘Interfejsi’ është i thjeshtë. Duhet vetëm të zgjidhni opsionin View Once dhe të krijoni një audio mesazh. Mesazhi do të vetëshkatërrohet pasi marrësi ta dëgjojë atë.

Funksionin e përmendur do të përdorin ata që duan privatësi të përmirësuar në WhatsApp, në rast se audio mesazhet përmbajnë përmbajtje sensitive.

Pavarësisht kësaj, WhatsApp u rekomandon përdoruesve që të dërgojnë audio mesazhe vetëm njerëzve që u besojnë, sepse ka gjithmonë zgjidhje që mund të përdoren për të hyrë në të dhëna të ndjeshme.

View Once për audio mesazhe për përdoruesit e WhatsApp do të vijë gjatë ditëve në vijim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat