Sony Play Station prezantoi një opsion që kompjuteri e ka pasur për dekada

Teknologji

Sony Play Station prezantoi një opsion që kompjuteri e ka pasur për dekada

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 22:15
Foto ilustrim

Për herë të parë në histori, PlayStation prezantoi një veçori që përdoruesit e kompjuterëve e kanë pasur për dekada.

Që tani e tutje, klientët mund t’i vlerësojnë videolojërat e shitura në PlayStation Store, d.m.th., ata mund t’u japin atyre nga 1 deri në 5 yje, varësisht se sa janë të kënaqur.

Ju mund të vlerësoni vetëm ato video-lojëra që keni filluar të paktën një herë, ose i keni blerë ato, dhe mund ta ndryshoni vlerësimin më vonë nëse ndryshoni mendje.

Vlerësimi mesatar, si dhe sasia e votave, mund të shihet nga të gjithë, kështu që kjo duhet të ndihmojë lojtarët në përzgjedhjen e tyre.

E vetmja gjë që nuk mund të bëni është të lini komente ose ndonjë lloj tjetër rishikimi teksti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat