Threads do t’ju lejojë ta fshini llogarinë tuaj pa pasur nevojë ta çaktivizoni atë në Instagram

Teknologji

Threads do t’ju lejojë ta fshini llogarinë tuaj pa pasur nevojë ta çaktivizoni atë në Instagram

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Meta po lanson një opsion ku do t’ju lejojë të fshini llogarinë tuaj në Threads pa pasur nevojë ta fshini llogarinë tuaj në Instagram.

Lajmin e bëri të ditur shefi i Instagramit, Adam Mosseri përmes një postimi në Threads.

Për ta fshirë llogarinë tuaj në Threads sipas tij, duhet të shkoni tek opsioni “Settings” pas kësaj të klikoni tek opsioni “Account”, më pas do të keni opsionet “Delete” ose “Deactivate Profile”; kështu duhet të zgjidhni opsionin “Delete”.

Image
Opsioni

Për momentin, veçoria ende nuk është lansuar tek përdoruesit por Meta do ta bëjë të disponueshme për të gjithë së shpejti.

Tani për tani, në platformë është vetëm opsioni “Deactivate Profile”, ku do të mund ta pezulloni llogarinë tuaj por jo edhe për ta fshirë përgjithmonë.

Qëkur u lansua platforma Threads, opsioni për ta fshirë llogarinë tuaj ka qenë duke e fshirë edhe llogarinë në Instagram, duke qenë se të dyja platformat janë të lidhura me njëra-tjetrën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat