Huawei Nova 11 SE u prezantua me një kamerë 108 megapikselë

Teknologji

Huawei Nova 11 SE u prezantua me një kamerë 108 megapikselë

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Celulari më i fundit nga Huawei është Nova 11 SE, i cili u prezantua zyrtarisht sot me një kamerë 108 megapikselë dhe dihen edhe specifikimet e tjera të pajisjes.

Thashethemet e shumta për këtë pajisje rezultuan të vërteta. Huawei Nova 11 SE është një smartphone i mundësuar nga çipi Snapdragon 680 LTE dhe madhësia e ekranit OLED është 6.67 inç me rezolucion Full HD dhe shpejtësi të rifreskimit të ekranit 90Hz.

E veçanta e kësaj pajisjeje është trashësia e saj prej vetëm 7.39 milimetrash. Kur bëhet fjalë për hapësirën e ruajtjes, ai vjen me 256 ose 512 GB memorie dhe mundësohet nga Harmony OS i Huawei.

Në pjesën e pasme, ka një kamerë 100 megapikselë e mbështetur nga një kamerë e gjerë tetë megapikselë dhe një kamerë makro dhe DOF 2 megapikselë. Ka një kamerë 32 megapikselë në pjesën e përparme.

Bateria është 4,500 mAh dhe mbështet karikimin e shpejtë 66 W, gjë që, sipas Huawei, lejon që ajo të karikohet nga zero në njëqind për qind në 32 minuta. Vjen në tre ngjyra, jeshile, e zezë dhe e bardhë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat