Në të ardhmen, do të kemi telefona inteligjentë ku ekranet do të riparohen vetë

Teknologji

Në të ardhmen, do të kemi telefona inteligjentë ku ekranet do të riparohen vetë

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 07:52
Foto ilustrim

Telefonat inteligjentë me ekrane për t’u riparuar mund të fillojnë të dalin në treg deri në vitin 2028, sipas firmës analitike CCS Insight.

Në përmbledhjen për parashikimet e teknologjisë për vitin 2024 dhe më tej, CCS Insight tha se pret që prodhuesit e telefonave inteligjentë të fillojnë të prodhojnë telefona me ekrane “vetë-shëruese” brenda pesë vjetëve.

Mënyra se si kjo mund të funksionojë është duke inkorporuar “veshje nano” në sipërfaqen e ekranit që, nëse gërvishtet, krijon një material të ri që reagon kur ekspozohet ndaj ajrit dhe plotëson papërsosmërinë.

Sipas raportimeve, kjo nuk është në sferën e fantashkencës por diçka që mund të bëhet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat