Seria e Xiaomi 14 arrin në fillim të muajit nëntor

Teknologji

Seria e Xiaomi 14 arrin në fillim të muajit nëntor

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Kompania Xiaomi ka për qellim “përshpejtimin” e prezantimit të telefonave të serisë Xiaomi 14, dhe kjo pritet të ndodhë në fillim të muajit nëntor dhe jo në muajin dhjetor siç edhe ishte planifikuar më parë.

Raportet të cilat u shfaqën në rrjetin kinez Weibo thonë se seria Xiaomi 14 pritet që të prezantohet përpara 11 nëntorit.

Xiaomi 13 dhe 13 Pro ishin prezantuar me 14 dhjetor, dhe sipas burimeve, ishte popullariteti i këtyre telefonave ajo që “motivoi” liderët e kompanisë që serinë Xiaomi 14 ta prezantojnë më herët nga se ishte planifikuar.

Vlen të ceket se telefonat nga seria Xiaomi 13 i kishin arritur objektivat e tyre të shitjeve në vetëm nëntë muaj.

Deri tani dihet se procesori Snapdragon 8 Gen 3 i Qualcomm do prezantohet zyrtarisht me 24 tetor, gjë që do të thotë se telefonat e serisë 14 të Xiaomi do mund të jenë telefonat e parë që do ta integrojnë këtë çip.

Sa u përket specifikave, këta telefona të ri me shumë gjasë do të kenë sensor më të madh të kamerave kryesore.

Modeli Xiaomi 14 do fuqizohet nga një bateri me kapacitet prej 4,860mAh me mbështetje për karikim me kabllo prej 90W dhe 50W për karikim “wireless”.

Në anën tjetër modeli Pro do ketë bateri me kapacitet prej 5,000mAh me mbështetje për karikim me kabllo prej 120W dhe 50W për karikim “wireless”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat