Konfirmohet ballafaqimi në ‘kafaz’ mes Elon Muskut dhe Mark Zuckerbergut

Teknologji

Konfirmohet ballafaqimi në ‘kafaz’ mes Elon Muskut dhe Mark Zuckerbergut

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 11:33
Mark Zuckerberg dhe Elon Musk

Pronari i platformës X (ish-Twitter), Elon Musk, njoftoi të premten se së bashku me themeluesin e Facebookut, Mark Zuckerberg, kanë rënë dakord për kushtet rreth një ballafaqimi në MMA.

Musk shkroi në X se lufta do të zhvillohet në Itali, do të promovohet nga fondacioni që udhëheq dhe Zuckerbergu ndërsa do të transmetohet drejtpërdrejt në X dhe Meta.

Ai gjithashtu shkroi se të gjitha të ardhurat nga dueli do të dhurohen për veteranët, raporton bleacherreport.com.

Musk nuk e zbuloi datën se kur do të zhvillohet ballafaqimi, as nuk dha ndonjë informacion tjetër, por pohoi se ai foli me kryeministren dhe ministrin e kulturës të Italisë ndërsa punuan së bashku për të zgjedhur “një vend epik”.

Në muajin qershor, Musk shkroi në Twitter se kishte “mundësi” që ai dhe Zuckerberg të ‘përleshen’ brenda Koloseut historik në Romë.

Ndryshe, Musk raportohet se është 1.87 metra i gjatë dhe peshon 84 kilogramë ndërsa Zuckerberg është 1.7 metra i gjatë dhe ka një peshë prej 70 kilogramësh, gjë që sugjeron se ata do të luftojnë në kategorinë “catchweight”.

Musk dhe Zuckerberg janë dy nga njerëzit më të njohur në botë dhe është e arsyeshme që lufta e tyre mund të jetë ngjarja sportive luftarake më e shikuar e të gjitha kohërave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat