“Apple Watch X” thuhet se është një “ridizajnim i madh” nga Apple, por nuk do të lansohet këtë vit

Teknologji

“Apple Watch X” thuhet se është një “ridizajnim i madh” nga Apple, por nuk do të lansohet këtë vit

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Sipas buletinit Power On të Mark Gurman, Apple po përgatitet për ridizajnimin e saj të parë të madh në disa gjenerata të linjës kyresore të Apple Watch, por nuk do ta shohim këtë vit.

Në vend të kësaj, Apple është duke punuar në një “Apple Watch X” më të hollë me pika magnetike të lidhjes së brezit të orës, një sensor të presionit të gjakut dhe një ekran microLED qoftë në fund të 2024 apo edhe në 2025, thotë Gurman.

Shtojcat e vjetra mekanike të të gjitha orëve të Apple deri më tani kanë qenë të shkëlqyera për t’i lejuar klientët të ripërdorin shiritat e tyre të vjetër për vite me radhë, por Gurman thotë se ato marrin hapësirë të cilën kompania mund të përdorë për të tkurrur orët dhe për të forcuar baterinë dhe komponentët e brendshëm, raporton The Verge.

Për muaj të tërë ka pasur thashetheme se do ketë një ekran mikroLED më të ndritshëm dhe me ngjyra për Apple Watch, por teknologjia e ekranit është e re dhe tepër e shtrenjtë.

Apple e ka ndërprerë punën e saj kur vjen puna për të futur një version të reduktuar dhe të përballueshëm të teknologjisë në pajisjen e saj me ekranin më të vogël.

Gjithashtu raportohet se Apple tash e sa vite ka planifikuar integrimin e një sensori për matjen e tensionit të gjakut, dhe sensori në fjalë gjithashtu mund të vije pikërisht në 10 vjetorin e orës së mençur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat