Organi kibernetik amerikan do të rishikojë sigurinë e teknologjisë cloud

Teknologji

Organi kibernetik amerikan do të rishikojë sigurinë e teknologjisë cloud

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 14:45
Microsof

Një organ amerikan i sigurisë kibernetike do të shqyrtojë çështjet në lidhje me identitetin e bazuar në cloud dhe infrastrukturën e vërtetimit që do të përfshijë një vlerësim të një shkeljeje të fundit të Microsoft që çoi në vjedhjen e emaileve nga agjencitë qeveritare të SHBA-së, bëri të ditur të premten Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS).

Rishikimi nga Bordi i Rishikimit të Sigurisë Kibernetike do të hetojë shënjestrimin qëllim keq të mjediseve kompjuterike cloud, tha DHS në një deklaratë.

“Organizatat e të gjitha llojeve mbështeten gjithnjë e më shumë në kompjuterin cloud për të ofruar shërbime për popullin amerikan, gjë që e bën të domosdoshme që ne të kuptojmë dobësitë e asaj teknologjie”, tha në deklaratë Sekretari i DHS, Alejandro Mayorkas, raporton Reuters.

Rishikimi vjen pasi senatori amerikan Ron Wyden në korrik i kërkoi Komisionit Federal të Tregtisë, Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturore, si dhe Departamentit të Drejtësisë që të “marrin veprime” kundër Microsoft pas hakimit.

Rishikimi i Bordit të Rishikimit të Sigurisë Kibernetike do të ofrojë rekomandime për të ndihmuar organizatat të mbrohen nga qasja e keqdashësve në llogaritë e bazuara në cloud, tha DHS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat