Pronarët e Twitter janë akuzuar se janë përpjekur të “ngacmojnë” aktivistët kundër urrejtjes.
Qendra Kundër Urrejtjes Dixhitale (CCDH) tha se X Corp i akuzoi për “pretendime shqetësuese dhe të pabaza” në lidhje me platformën.
Elon Musk bleu platformën vitin e kaluar duke premtuar se do të mbrojë fjalën e lirë.
Imran Ahmed, shefi ekzekutiv i CCDH, tha se veprimet e Musk ishin “një përpjekje e pacipë për të heshtur kritikat e sinqerta”.
Twitter u riemërua si X nga Musk pak më shumë se një javë më parë.
Që kur Musk mori drejtimin e Twitter-it, platforma është akuzuar – përfshirë nga ish-punonjësit – se nuk ka bërë mjaftueshëm për të kundërshtuar gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin.
Anasjelltas, në dhjetor Musk postoi në Twitter se gjuha e urrejtjes ishte ulur me një të tretën.
Në letrën drejtuar CCDH, avokati i X Corp, Alex Spiro, hodhi poshtë pretendimet e grupit se Twitter “dështon të veprojë në 99%” të rasteve ndaj postimeve të urrejtjes.
Spiro kritikoi metodologjinë e organizatës, duke shkruar se artikulli që kanë publikuar bazohet në postimet në Twitter, sipas tij, përmbajnë pretendime nxitëse e mashtruese, shkruan BBC.