Google po punon në një veçori të Android që aktivizon në mënyrë automatike modalitetin “Airplane Mode”

Teknologji

Google po punon në një veçori të Android që aktivizon në mënyrë automatike modalitetin “Airplane Mode”

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Google thuhet se po punon për një veçori të re të Android që do t’i ndihmojë përdoruesit të aktivizojnë automatikisht “Modalitetin e Aeroplanit” gjatë një fluturimi.

Teknologjia thuhet se do të ofrojë funksione të përmirësuara për modalitetin “Aeroplan”.

Kompania ka paraqitur një patentë për mënyrën e ardhshme për t’u lidhur me rrjet në aeroplan, nëpërmjet Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO).

Aktualisht, përdoruesve iu kërkohet të aktivizojnë manualisht modalitetin e aeroplanit kur janë në një fluturim. Gjithashtu, funksioni ekzistues i modalitetit të aeroplanit mbyll të gjitha lidhjet në shumicën e pajisjeve.

Sipas një raporti nga ParkiFly në bashkëpunim me David Kowalskin, Google ka paraqitur një patentë për një modalitet për t’u lidhur gjatë fluturimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat