Modelet e serisë iPhone 15 do të pajisjen me bateri më të mëdha

Teknologji

Modelet e serisë iPhone 15 do të pajisjen me bateri më të mëdha

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Seria e iPhone 15 pritet të lansohet më vonë këtë vit, dhe modelet e gjeneratës së ardhshme pritet të kenë një përmirësim të madh për sa i përket jetëgjatësisë së baterisë, sipas një raporti.

Kompania Apple në Cupertino thuhet se do t’i pajisë të katër telefonat inteligjentë të supozuar të serisë – iPhone 15, iPhone 15 Plus, iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max – me bateri më të mëdha.

Vlen të përmendet se Apple zakonisht nuk zbulon specifikimet e detajuara të baterive të modeleve ekzistuese të iPhone.

Sipas një raporti të ITHome duke cituar një burim në Foxconn, iPhone 15 do të pajiset me një bateri 3,877 mAh, nga 3,279 mAh në modelin iPhone 14.

Siç thuhet, iPhone 15 Plus më i madh thuhet se do të ketë një bateri 4,912 mAh – pritet të jetë bateria më e madhe që është integruar deri më sot në telefonat iPhone – që është më e lartë se bateria 4,323 mAh në iPhone 14 Plus.

Ndërkohë, iPhone 15 Pro më i shtrenjtë do të pajiset me një bateri 3,650 mAh, nga 3,200 mAh e paraardhësit të tij, iPhone 14 Pro. Ndërkaq, iPhone 15 Pro Max raportohet se do të pajiset me një bateri 4,852 mAh, e cila është më e madhe se njësia 4,323 mAh në modelin iPhone 14 Pro Max. Kjo do të thotë se ndryshe nga modelet ekzistuese të kompanisë, iPhone 15 Plus mund të pajiset me një bateri më të madhe se iPhone 15 Pro Max.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat