Njihuni me këpucët e Inteligjencës Artificiale që ju lejojnë të ‘ecni me shpejtësinë e vrapimit’

Teknologji

Njihuni me këpucët e Inteligjencës Artificiale që ju lejojnë të ‘ecni me shpejtësinë e vrapimit’

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 00:20
Foto ilustrim

Këpucët e reja të Inteligjencës Artificiale kanë tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve në internet, pasi prodhuesit e tyre pretendojnë se u mundësojnë njerëzve të kenë “këpucët më të shpejta në botë”.

Sipas mediave të huaja, “Moonwalkers” mund të përshpejtojë shpejtësinë e ecjes së përdoruesit deri në 11 km/h (shtatë milje në orë).

Kjo thuhet se është një rritje prej 250 për qind që do të thotë se ata që i përdorin mund të ecin deri në 2.5 herë më shpejt.

Shift Robotics, një start-up amerikan është kompania që qëndron pas këpucëve të motorizuara.

Dhe ndërsa kanë rrota, nuk keni nevojë të shqetësoheni për ruajtjen e ekuilibrit, pasi ato nuk janë si rrota, sepse nuk janë në lëvizje të lirë dhe janë të siguruara me një “shtrëngim magnetik”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat