Gmail pati probleme, por u rikthye shpejt

Teknologji

Gmail pati probleme, por u rikthye shpejt

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 11:43
Gmail

Gmail është rikthyer në funksion të plotë pas një ndërprerjeje të shkurtër që irritoi mijëra përdorues në mbarë botën.

Sipas Down Detector, një faqe interneti që monitoron çështje të tilla, problemet filluan rreth orës 14:08 (sipas kohës evropiane) dhe prekën përdoruesit në mbarë botën.

Por shumë shpejt, problemi me shërbimin e postës elektronike për mijëra njerëz në mbarë botën dukej se ishte zgjidhur.

Ndërsa arsyeja e ndërprerjes mbetet e paqartë, më shumë se 7,400 probleme ishin regjistruar në Down Detector.

Nga ata që raportuan probleme, 86 për qind u ankuan për një problem me lidhjen e serverit, 10 për qind me hyrjen dhe 3 për qind me marrjen e emaileve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat