Pasi u kritikua për 20 dollarët që i kërkonte në muaj për llogaritë e verifikuara, Musk vjen me ofertë tjetër për Twitter – 8 dollarë për secilin përdorues

Teknologji

Pasi u kritikua për 20 dollarët që i kërkonte në muaj për llogaritë e verifikuara, Musk vjen me ofertë tjetër për Twitter – 8 dollarë për secilin përdorues

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 21:52
Elon Musk

Pas blerjes së rrjetit social Twitter dhe shkarkimit të bordit, Elon Musk, ka propozuar një pagesë prej 20 dollarësh në muaj për të gjitha llogaritë e verifikuara.

Megjithatë kjo iniciativë e tij hasi në kritika dhe kundërshti të ashpra, pasi shumë konsiderojnë se një shumë e tillë për llogaritë e verifikuara është e pakuptimtë.

E duke parë se me një lëvizje të tillë do të kishte largim masiv i përdoruesve të këtij rrjeti social, duket se Musk ka zbritur paksa – duke ofruar një alternativë.

Ai theksoi se llogaritë e verifikuara do të paguajnë nga 8 dollarë në muaj, megjithatë mbetet të shihet se nëse edhe kjo ofertë e miliarderit amerikan do të pritet mirë nga miliona përdorues të këtij rrjeti.

Kujtojmë që pas blerjes së Twitter, themeluesi i Tesla dhe SpaceX shkarkoi bordin e kësaj kompanie, duke u bërë vet drejtor i të gjitha departamenteve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat