Bateria që thyen rekord, mbush makinat elektrike për dhjetë minuta

Teknologji

Bateria që thyen rekord, mbush makinat elektrike për dhjetë minuta

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 23:49
Foto ilustrim

Është shpikur bateria që mbush veturat elektrike në më pak se dhjetë minuta.

Teknologjia e karikimit të shpejtë bën të mundur që automjetet elektrike të zvogëlohen nga 150 në 50 kilovat në orë pa kompromentuar rrezen, duke i bërë ato më të lira dhe më efikase.

“Bateritë më të vogla dhe me karikim më të shpejtë do të ulin në mënyrë dramatike koston e baterisë dhe përdorimin e lëndëve të para kritike, si kobalti, grafiti dhe litiumi, duke mundësuar adoptimin masiv të makinave elektrike të përballueshme”, tha profesor Chao-Yang Wang nga Universiteti Penn State, shkruan The Independent.

Ajo që vepron në këtë bateri është një shtresë tepër e hollë e nikelit i cili vepron si një stimul për të rregulluar temperaturën e baterisë, duke lejuar karikim të shpejtë dhjetë minutësh për makinat elektrike.

“Bateritë e vërteta me karikim të shpejtë do të kishin ndikim të menjëhershëm,” vunë në dukje studiuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat