​Aksionarët miratojnë shitjen e Twitter, blerjen do ta vendosë gjykata

Teknologji

​Aksionarët miratojnë shitjen e Twitter, blerjen do ta vendosë gjykata

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 00:08
Foto ilustrim

Aksionarët e Twitter kanë miratuar një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh për t'i shitur kompaninë biznesmenit Elon Musk.

Vendimi është marrë gjatë një video-konference të shkurtër me investitorët në selinë e kompanisë në San Francisko.

Lëvizja do të thotë se Twitter tani do të përpiqet të detyrojë Musk të blejë kompaninë përmes gjykatave.

Musk u përpoq të ndërpresë marrëveshjen e blerjes, duke deklaruar se Twitter e ka mashtruar atë për madhësinë e bazës së përdoruesve, si dhe numrin e bot-eve dhe llogarive spam.

Twitter hodhi poshtë akuzat dhe e paditi Musk në Delaware. Musk më pas bëri kundërpadi.

Kompania pretendon se Musk nuk ka të drejtë të ndërpresë marrëveshjen. Të dy palët supozohet të takohen në gjykatë në Delaware në tetor, dhe gjyqtari më pas do të vendosë nëse Musk duhet ta blejë kompaninë apo jo, raporton BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat