Pajisja esenciale që do t’i bëjë pushimet tuaja të paharrueshme; Ja çfarë nuk duhet të mungojë në valixhen tuaj këtë verë

Teknologji

Pajisja esenciale që do t’i bëjë pushimet tuaja të paharrueshme; Ja çfarë nuk duhet të mungojë në valixhen tuaj këtë verë

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Imazh të qartë dhe të pastër, ngjyra reale të gjalla, tingull në shumë drejtime 360˚... Nuk po flasim për një televizor të serive të fundit, por për një pajisje që peshon vetëm 830 gram, e cila do të sjellë ekranin e kinemasë kudo që të jeni dhe në çdo kohë. Bëhet fjalë për 'The Freestyle', një pajisje portative, sa e fuqishme aq dhe e thjeshtë. Sipas dëshirave dhe nevojave personale të përdoruesit, pajisja mund të jetë një projektor, një altoparlant inteligjent dhe ndriçues ambienti për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm. Falë dizajnit premium, minimalist dhe falë veçorive të tij teknologjike ‘The Freestyle’ është pajisja që nuk duhet të mungojë në valixhen e pushimeve tuaja këtë verë. Ne kemi shumë arsye për t'ju dhënë ndaj lexoni më poshtë.

Shihni filmat e serialet tuaja të preferuara kudo dhe kurdo

Image

The Freesyle ëshë një pajisje që përshtatet në pëllëmbën e dorës së të gjithëve dhe është shumë e lehtë për t'u marrë me vete kudo që të shkoni. Me një dizajn kompakt, The Freestyle është gjithçka që keni dëshiruar në një projektor inteligjent. Përveç peshës së tij të lehtë më pak se 1 kg, The Freestyle shquhet për dizajnin e tij elegant dhe modern, i cili përshtatet në mënyrë perfekte me çdo ambient të brendshëm apo të jashtëm si ballkone, tarraca ose oborre. Gjithashtu, The Freestyle lejon rrotullim deri në 180 gradë, duke ju mundësuar të projektoni në sipërfaqe të ndryshme me të njëjtën cilësi ekrani - në mur, dysheme, tavan dhe madje edhe në mobilje. Mbrëmjet në verandë nuk do të jenë më të njëjtat nëse filmat tuaj të preferuar do të projektohen përmes kësaj pajisjeje të fuqishme.

Shfaqja revolucionare e tingullit dhe e përmbajtjes

Me pajisjen The Freestyle nuk keni pse shqetësoheni për kualitetin e imazhit, zërit, ngjyrat apo çdo problem tjetër që mund të keni patur më parë. Freestyle vjen me funksione të plota automatike dhe nivelin automatik, të mundësuara nga teknologjia lider në industri. Me projektorin e ri të Samsung, argëtimi është i garantuar në çdo moment, edhe kur jeni me pushime. Me opsionin auto-keystone, The Freestyle korrigjon automatikisht imazhet e shtrembëruara për një ekran të drejtë dhe drejtkëndor çdo herë. Nivelimi automatik siguron gjithashtu që ekrani juaj të qëndrojë në nivel mbi çdo sipërfaqe — duke përfshirë terrenet shkëmbore të kampingut, shtretërit e butë dhe gjithçka midis. Gjithçka që duhet të bëni është ta ndizni. Falë Fokusimit automatik, The Freestyle fokusohet automatikisht për një imazh të qartë dhe të pastër në pak sekonda. Në këtë mënyrë, ju mund të fokusoheni vetëm te përmbajtja. Freestyle vjen gjithashtu me një radiator të dyfishtë pasiv që mundëson një bas të pastër dhe më të thellë, dhe rrezatimi i zërit 360 gradë i lejon përdoruesit të shijojnë një përvojë tingulli të cilësisë së kinemasë pavarësisht se ku janë.

Argëtim në çdo moment

Image

E veçanta e projektorit The Freestyle është se u ofron përdoruesve opsione të pakufizuara. Është një pajisje unike që, në varësi të preferencave individuale të përdoruesit, mund të jetë një projektor, altoparlant inteligjent ose ndriçues ambienti. Pra veç filmave, ju mund të dëgjoni gjithashtu muzikë apo të krijoni një një atmosferë intime, komode falë opsionit ambient mode. Në të njëjtën kohë mund të projektojë efekte magjepsëse ndriçimi bazuar te muzika, si një 'disco ball’ i vërtetë. Me projektorin The Freestyle, e çoni argëtimin në një nivel krejtësisht të ri. The Freestyle optimizon gjithashtu projeksionin bazuar në ngjyrën e murit dhe përmirëson përvojën tuaj të shikimit. Përveç kësaj, projektori është i pajtueshëm me bateritë e jashtme që mbështesin dalje USB-PD dhe 50 W/20V ose më shumë, duke e bërë atë një shoqërues ideal për udhëtime dhe për t’u socializuar me familjen dhe miqtë jashtë shtëpisë.

Freestyle do të ndryshojë mënyrën sesi ju kaloni kohën e lirë këtë verë. Për më shumë informacion, vizitoni: https://www.samsung.com/al/projectors/the-freestyle/the-freestyle-sp-lsp3blaxxh/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat