Rrjedhin të dhënat e reja në lidhje me Samsung Galaxy Tab A7 2022

Teknologji

Rrjedhin të dhënat e reja në lidhje me Samsung Galaxy Tab A7 2022

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 11:19
Samsung Galaxy Tab A7 2022

Ka kaluar kohë prej herës së fundit kur Samsung përditësoi linjën e buxhetit të ulët Galaxy Tab A. Sipas një rrjedhjeje të re, një model i ri i Tab A7 është afër lansimit.

Rrjedhja ofron pamje të dizajnit jo edhe aq tërheqës të tabletit. Sinqerisht duket si një imazh i ripërdorur i modelit 10.4” Galaxy Tab A7 të vitit 2020, si nga prapa ashtu edhe përpara.

Në fakt, Samsung mund të jetë duke i ripërdorur disa nga pjesët, dhe ashtu siç pajisja paraardhëse e vitit 2020, Tab A7 i ri thuhet se do të ketë ekran LCD me madhësi prej 10.4 inç me rezolucion prej 1200×2000 piksel, një kamerë kryesore prej 8MP dhe kamerë të përparme me 5MP, dhe gjithashtu edhe bateri me kapacitet prej 7,040. Të gjitha këto specifika janë në zhvillim e sipër.

Një nga gjërat që thuhet se do të ndryshojë në modelin e ri është çipi kryesor. Tableti i ri thuhet se do të ketë të pajisur një çip UNISOC T618, i prodhuar duke përdorur procesin FinFET, me dy bërdhama ARM Cortex-A75 me shpejtësi prej 2.0GHz dhe me 6 bërthama tjera Cortex-A55 të cilat gjithashtu kanë shpejtësi prej 2.0GHz, një GPU Mali G52MP2 dhe lidhje opsionale LTE.

Kjo e zëvendëson çipin Snapdragon 662 i cili ishte i vendosur në modelin Tab A7 2020, gjë që mund të duket si një degradim varësisht pikëpamjes tuaj. Tab A7 2022 i ri thuhet se do të ketë 3GB ram memorie dhe hapësirë prej 32GB.

Gjëja tjetër pozitive është se Galaxy Tab A7 i ri 2022 mund të dal në treg me çmim më të ulët se paraardhësi i tij. Burimi i GSM Arena sugjeron se çmimi fillestar i saj mund të jetë 199 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat