India propozon 30 për qind taksë për kripto asetet

Teknologji

India propozon 30 për qind taksë për kripto asetet

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

India planifikon të vendosë 30 për qind taksë për kripto asetet, si në monedhat ashtu edhe në tokenat jo të këmbyeshme (NFT).

“Unë propozoj të ofrojë që çdo e ardhur nga transferimi i çdo aseti virtual digjital të ketë 30 për qind taksë”, tha ministrja e Financave dhe Çështjeve të Korporatave, Nirmala Sitharaman, gjatë diskutimeve mbi buxhetin e viteve 2022-2023 në parlament.

Sitharaman tha se ka një “rritje fenomenale” në transaksionet e aseteve virtuale, si dhe shtoi se, “Madhësia dhe niveli i këtyre transaksioneve e kanë bërë të domosdoshme sigurimin e një regjimi tatimor specifik në përputhje me rrethanat, për vendosjen e taksës në asetet virtuale digjitale”.

“Nuk do të lejohet asnjë zbritje në lidhje me ndonjë shpenzim apo element gjatë llogaritjes së të ardhurave të tilla, përveç kostos së blerjes”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat