Risitë e Instagramit për vitin 2022, çfarë keni pritur më shumë

Teknologji

Risitë e Instagramit për vitin 2022, çfarë keni pritur më shumë

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 19:04
Ilustrim

Nga funksionet e reja për krijuesit e përmbajtjeve te më shumë kontroll te privatësia e përdoruesve, mbi të gjitha, më të rinjtë.

Këto dhe shumë të tjera janë synimet që Instagram i ka vënë vetes për vitin 2022.

Për këtë foli Adam Mosseri, drejtues i rrjetit social të grupit Meta (më parë Facebook). Fokusi mbetet te videot, tipologjia e postimeve në të cilën Instagram është përqendruar gjatë gjithë vitit, edhe për t’u bërë ballë aplikacioneve konkurrente, ndër të cilat TikTok, i cili e ka krijuar pjesërisht suksesin e tij nga videot e shkurtra. Mosseri njoftoi se në vitin 2022, kohëzgjatja e Stories në Instagram do të rritet nga 15 në 60 sekonda, si dhe një sërë funksionesh të trashëguara nga TikTok, si komentet në Reel, filmime të shkurtra, të ngjashme me Stories, të cilave aplikacioni u kushton një menu më vete.

“Duhet të mendojmë se çfarë është në të vërtetë Instagram, pasi bota ndryshon shpejt dhe ne duhet të ndryshojmë së bashku me të”. Mosseri shpjegoi se në muajt e ardhshëm do të ketë më shumë mundësi fitimi për krijuesit e përmbajtjeve, si dhe do të ketë një menaxhim më të mirë të privatësisë. Kjo e fundit është një përgjigje e problemeve që dolën në pah gjatë 2021, nga ish-drejtuesja e Faceook, Frances Haugen. Facebook Papers kanë ngritur dyshime të mëdha në punën e produkteve të kompanisë, në ruajtjen sigurisë dhe shëndetit të më të rinjve.

Një nga hapat e parë është përfshirja e funksionit “merr një pauzë” në Instagram, për të reduktuar kohën që kalohet në aplikacion.

Në fund të nëntorit, Mosseri dëshmoi para Senatit të SHBA. Menjëherë pas kësaj, kompania tha se ishte gati të ofronte transparencë më të madhe mbi të dhënat e përdorimit të platformës nga të miturit, duke parashikuar funksionin e ri “parental control”, për t’u dhënë prindërve një pamje më të qartë të aktiviteteve të fëmijëve të tyre në internet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat