E pëson ushtria belge, hakerët gjejnë “vrimën” dhe paralizojnë sistemin e rrjetit kompjuterit të ministrisë së Mbrojtjes

Teknologji

E pëson ushtria belge, hakerët gjejnë “vrimën” dhe paralizojnë sistemin e rrjetit kompjuterit të ministrisë së Mbrojtjes

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Ministria belge e Mbrojtjes është ballafaquar me një sulm të rëndë kibernetik, shkruan Politico.

Javën e kaluar është bërë e ditur se një pjesë e rrjetit kompjuterit – përfshirë serverët e posta elektronike, nuk ishin të qasshme.

Sulmi kibernetik ndodhi pas mungesës së sistemit mbrojtës që u zbulua gjatë javës së kaluar, e ushtria belge ka njoftuar se nuk dihet se kush qëndron prapa këtij sulmi.

Ministria belge e Mbrojtjes, ka njoftuar se të hënë sistemi i kompjuterëve ishte cak i një sulmi kibernetik, dhe se disa pjesë të sistemit të kompjuterëve janë paralizuar, raporton televizioni publik i Belgjikës – VRT.

E deri te sulmi në ministrinë belge të Mbrojtjes erdhi si rezultat i një “vrime” të sigurisë në softuerin “Log4j”, e vetëm javën e kaluar u zbulua se ekziston ky problem.

Bëhet fjalë për një lëshim tejet të rrezikshëm në siguri, në pjesën që është i qasshëm për të gjithë programerët. Kjo pjesë e kodit me emrin “Log4j” është shkruar kështu me qëllim që të përcjell punën e softuerit.

U konstatua se hakerët munden lehtë të marrin nën kontroll tërë serverin, nëse në të është i instaluar softueri që përdor “Log4j”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat