Aplikacionet e krijuara enkas për çiftet në distancë

Teknologji

Aplikacionet e krijuara enkas për çiftet në distancë

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

Aplikacionet funksionojnë me sfida, fantazi, pozicione dhe kuize

Cosmopolitan krijoi një listë me aplikacione për çiftet në distancë, por kur të shihni se si funksionojnë, do t’i merrni edhe nëse jetoni bashkë:

Couple Game

Keni dashur ndonjëherë të zbuloni se sa mirë ju njeh vërtet partneri? Shkarkoni këtë aplikacion për të hyrë në kuizet e çifteve që variojnë në tema nga ushqimi i preferuar, pushimet, hobi, filmat, muzika, romanca, intimiteti, puthja etj.

Between

Ky aplikacion është si platformë mesazhesh dhe kalendari në një. Ju mund të bisedoni me njëri-tjetrin, të ruani fotografi të lezetshme së bashku, të ruani data të rëndësishme këtu si përvjetorët ose se kur do të takoheni, dhe gjithashtu të telefononi njëri–tjetrin.

Love Nudge

Ky është një aplikacion argëtues që bazohet në idenë e “gjuhëve të dashurisë” dhe ju sugjeron “objektiva” që ti dhe partneri mund t’i arrini.

Gottman Card Decks

Kur bëhet fjalë për thellimin e marrëdhënies tuaj në çift, ju vijnë në ndihmë ekspertë si Gottman-ët. Instituti Gottman, i krijuar nga dr. John dhe Julie Gottman – ka përdorur gjetjet ndër vite për të krijuar këtë platformë. Aplikacioni ju jep disa karta flesh, përmes të cilave ju mund të njihni më mirë partnerin tuaj.

Without

Ky aplikacion ka si synim ta bëjë distancën mes jush më të menaxhueshme. Ju jep përditësime mbi motin në vendin ku është personi juaj i zemrës, ju rikujton të përdorni krem dielli etj. Ka edhe një funksion që ju jep mundësinë që kur të tërhiqni poshtë për të parë njoftime, të shihni një fotografi të partneres/it.

Honi

Për çiftet që kërkojnë të bëjnë ca “lojëra” seksuale, Honi është për ju! Ky aplikacion funksionon me sfida, fantazi, pozicione dhe kuize, citon Anabel.

WhenDo

Nëse ju dhe partneri/ja ndodheni në zona të ndryshme kohore, ky aplikacion ju tregon kohën fikse në vendin ku ndodhet partneri. Edhe këtë, mund ta shoqëroni me një foto të tij/saj në sfond.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat