Lundroni anonim - Si të mbroni të dhënat online

Teknologji

Lundroni anonim - Si të mbroni të dhënat online

Më: 26 maj 2021 Në ora: 10:24
Burim: Freepik Premium

Në ditët e sotme të dhënat janë mall i vyer për kompanitë, organizatat dhe për individë të tjerë. Edhe nëse nuk jeni duke kryer aktivetet të dyshimta, ato sërish mund të përdoren për t’ju bombarduar me mesazhe promocionale, apo dhe për arsye politike. Mënyra më e mirë për të qenë të sigurtë online, si dhe për të aksesuar shërbime online që nuk janë të disponueshme në Shqipëri, është të lundroni anonim.

Në këtë artikull do mësoni si të lundroni të sigurt dhe anonim online, si dhe të aksesoni faqewebi dhe shërbime të mbyllura në Shqipëri.

Çfarë është lundrimi anonim në internet?

Lundrimi anonim në internet ose anglisht “Anonymous web browsing” i referohet menyrës së lundimit online ku të dhënat identifikuese të përdoruesit qëndrojnë të fshehura.

E thënë më thjesht ju mund të aksesoni çdo faqe webi pa lënë shenja për vendndodhjen, të dhënat tuaja personale, kompjuterin apo smartphon-in nga ku jeni lidhur me internetit.

Pse të lundroni anonim nga Shqipëria?

Image

Burim:Freepik Premium

Si të gjithë vendet e tjera edhe në Shqipëri të dhënat e përdoruesve përdoren. Mjafton të shikoni sa reklama ju shfaqen në rrjete social sa herë që bëni një kërkim në google rreth një shërbimi apo produkti.

Disa arsye të forta pse të lundroni anonim nga Shqipëria janë

Bombardimi nga reklama

Kompanitë në mënyrë të vazhdueshme duan të dinë çfarë preferencash keni dhe si e kaloni kohën online. Ky informacion është shumë i çmuar për ato, por kthehet në bezdi për ju prej targetim agresiv që ju bëhet.

Sa herë që aksesoni një website me “cookies” ju i jepni të dhëna kompanive apo organizatave për t’ju ri-targetuar me reklama në rrjete sociale apo faqe webi të tjera. Reklamat janë të formave të ndryshme si email, telefonata, video dhe imazhe të sponsorizuara.

2. Të dhënat bankare dhe personale

Kur blini online gjithnjë merrni masa, sado e sigurt një faqe webi të duket. Ka mënyra të ndryshme se si hakerat tentojnë të marrin të dhënat e kartës tuaj.

Peshkimi apo “phishing” është metoda me e vjetër ku dikush pretendon se ju kontakton nga një bankë apo institucion. Ata pretendojnë se duhet të shkruani diku të dhënat bankare pasi ka pasur vjedhje apo arsye tjetër për t’ju bindur.

Një metodë tjetër e zakonshme quhet "njeriu i mesit." Këtu dikush vendoset ndërmjet transaksionit në tentativë për të marrë të dhënat e kartës tuaj.

Tjetër mënyrë është kur ju dërgohet me email apo në rrjete sociale një link i dyshimtë, të cilin, kur e klikoni, tentonë të marë të dhënat bankare me metoda të ndryshme. Kjo teknikë quhet Spoofing dhe është shumë e përhapur edhe në Shqipëri, sidomos kur emaili juaj është i websitit të punës apo biznesit tuaj.

3. Gjeo-bllokimi

Fatkeqësisht Shqipëria është ende e re në botën e internetit dhe nuk konsiderohet nga shumë shërbime online që i mbyllin dyert për përdorues nga Shqipëria. Shembuj ka pafund por disa nga më të mëdhat janë Netflix, Bet365, YouTube Premium etj.

Gjeo-bllokimi apo bllokimi në bazë të lokacionit është një teknologji që bllokon aksesin e përdoruesve në përmbajtje të ndryshme online, bazuar në vendodhjen e tyre. Ka metoda të ndryshme se si kjo realizohet. Një metodë është trakimi i adresës së IP, një teknikë tjetër mat vonesat nga njëra anë në tjetrën të lidhjes së internetit për të matur më përafërsi lokacionin.

Gjeo-bllokimi kalon një fazë më tej, ku në varësi të vendodhjes mund të gjeni përmbajtje të ndryshme nëpër faqe webi. Shembull i mirë janë çmimet apo përshkrimet e produkteve, blietave etj. Keto mund të ndryshjonë në varësi se nga ku po aksesoni faqen e webit.

Gjeo-bllokimi gjithashtu ju bllokon të shkarkoni aplikacione android dhe iphone që rezultojnë të padisponueshme në Shqipëri

Shpesh herë, prej gjeo-bllokimit, mund të hasni aplikacione në Play store the App store që shkruajnë ‘this app is not available in your country’ ose në shqip “ky aplikacion nuk është i disponueshëm në shtetin tuaj”.

4.Zbulimi i identitetit

Forumet online apo lojrat online janë platforma ku pretendohet se profili juaj ngelet anonim. Por kjo nuk është gjithnjë e vërtetë.

Lokacioni juaj është shpesh herë i aksesueshëm duke gjurmuar se nga ku po aksesoni internetin. Gjithashtu teknika të tjera si minimi i të dhënave mund të përdoren për të përputhur profilin tuaj anonim me ju personalisht. Sot kjo shkon një fazë më tej duke gjurmuar në bazë të zakoneve tuaja online, përputhjes së zërit apo skanimit të fytyrës tuaj.

5.Partitë Politike

Skandali i fundit i patronazhistëve tregoi që të dhënat tona përdoren nga partitë politike në Shqipëri. Email masiv, telefonata dhe reklama në Facebook kanë gjurmuar çdo Shqiptar gjatë zgjedhjeve të fundit.

Secila nga forcat politike në vend skanon profilet e qytetarëve dhe aktivitetin online për të zbuluar preferencat. Kjo kalon dhe më tej ku ato nisin të bëjnë fushata të targetuara bazuar pikërisht në preferencat tuaja. Nëse patronazhisti juaj ju kishte etikuar si suportues të një partie kundërshtare, atëherë jini të sigurtë që jeni bombarduar më reklama online, telefonata apo emaile të partisë kundërshtare pikërisht për këtë aryse.

Nëse mendoni se skandali i patonazhistëve ishte një rast unik që ndodh vetëm në Shqipëri, atëhere mjafton të lexoni se si përdoren të dhënat e qytetarëve të SHBA nga partitë politike në periudhën e zgjedhjeve.

6.Shkarkimi me Torrent

Shkarkimi me torrent është metodë e shumë përdorur për të zotëruar filma, video lojrat apo materiale të tjera që nuk i gjeni dot ndryshe online. Por shkarkimi me torrent është aktivitet i cili shpesh herë censurohet në territore të ndryshme.

Gjithashtu faqe webi si piratebay apo kat.ph shpesh mbyllen për rajone të ndryshme prej gjeo-bllokimit si dhe përmbajnë shumë reklama të padëshiruara.

Si të lundroni anonim nga Shqipëria?

1.Mënyra për të lundruar anonim janë të shumta dhe secila ka avantazhet e veta. Më poshtë do listojmë më të këshilluarat.

Përdorni “incognito mode” apo “private browsing” në browserin tuaj

Image

Burim:Freepik Premium

Incognito mode apo private browsing është opsion që jepet nga browser-a të ndryshëm dhe siguron që historiku juaj i lundrimit nuk ruhet.

Mund ta keni hasur shpesh herë këtë opsion me emra të ndryshëm në Chrome apo Firefox.

Kjo është mënyra më bazike e të lundruarit anonim dhe siguron shumë pak ruajtje të dhënash. Mund të përdoret me sukses për të fshehur historikun tuaj të lundrimi/shkarkimit nga përdorues të tjerë të pc tuaj personal, por jo më shumë se aq.

Ajo nuk ndalon ISP-në (ofrusesi i internetit si abissnet, tring, vodafone etc) tuaj, nuk ndalon kompaninë ku punoni që të shohi historikun, si dhe nuk ndalon faqet e webit që t’ju gjurmojnë lokacionin apo të dhëna të tjera. Gjithashtu nuk ju mbron nga viruset, malware apo “peshkimi” i të dhënave bankare.

2.Shmangni Wireless Publik

Image

Burim:Envato Elements

Sado aksesi në wireless është bërë i zakonshëm për këdo dhe kudo, rreziqet e përdorimit të Wifi-ve publike janë shumta. Të shmangi Wifi në lokal, park, kompani apo kudo tjetër mund të tingëllojë shumë e vështirë, pasi wireless ka kudo në Shqipëri tashmë.

Disa nga rreziqet më të më mëdha që duhet t'i njihni janë

Shpërndarja e malware që mund të ndodhi në çdo moment pa dijenin tua nga persona që e kanë këtë qëllim.

Vjedhja e të dhënave bankare me metodën e “njeriut të mesit” ndodh më shpesh kur lidheni me wifi publike.

“Hotspotet” fallco janë sulme kur dikush shpërndan wireless duke imituar një emër familiar për ju. Për shëmbull, nëse wireless i qendrës në Tiranë quhet “Tirana Free Wifi,” dikush hap një Wifi me emër “Tirana FREE WiFi” për t’ju mashtuar. Sapo lidheni me këtë wireless të dhënat tuaja janë të aksesueshme.

Përdoni një VPN (Mënyra e Rekomanduar)

Image

Burim: Envato Elements

Një VPN është akronim për “Virtual Private Network”, Shqip ndryshe “Rrjet Virtual Privat,” është një teknologji që kapsulon dhe trasmeton të dhënat e rrjetit, përmes një rrjeti tjetër.

VPN-ja u siguron përdoruesve një rrjet virtual privat në mënyrë që ata të lundrojnë në internet të sigurtë dhe anonim.

Vecse është mënyra më e thjeshtë dhe efektive për të lundruar anonim, VPN-të janë veçanërisht të nevojshme kur po aksesoni internetin me Wi-Fi. Një VPN ju lejon të zgjidhni një server nga Lista e serverave të VPN dhe ju mbron nga rreziqet që përmendëm më lart.

Një VPN ndryshon vendodhjen tuaj, IP, dhe ju lejon të aksesoni faqe webi, aplikacione, shërbime online të bllokuara për Shqipërinë. Gjithashtu ato nuk ruajnë asnjë të dhënë tuajën personale dhe ndalojnë kompanitë, individë apo qeverinë për t’ju marrë të dhënat personale.

4.Përdorni browser anonim

Image

Burim:Torproject.org

Browser-at anonim, më i famshmi ndër to i quajtur “TOR” janë mënyrë e mirë për të lundruar online duke ruajur anonimitetin.

Browser-at anonim janë shumë të përdorur, por “TOR” dhe browser të tjerë të ngjashëm nuk janë zgjidhje ideale për çdo rast. Ato përgjithsisht ngadalësojnë lidhjen me internetin dhe nuk ofrojnë sigurinë që ofron një VPN e mirë.

Nëse nuk keni një VPN, atëher TOR është më mirë se asgjë.

Përdoni servera “proxy”

Image

Burim: Envato Elements

Një server “proxy” është një rrjet kompjuterësh apo router-ash që qëndron ndërmjet përdoruesit dhe internetit.

Termi proxy ka kuptimin “të veprosh për llogari të tjetrit.” Në këtë sens një server proxy vepron për llogari të përdoruesit duke i siguruar benefite te ndryshme si siguria dhe privatësia.

Por në krahasim me një VPN të mirë, një server proxy shton hapa të shumtë mes përdouresve dhe serverit, ndaj dhe shpejtësia e lidhjes mund të ulet. Gjithashtu serverat proxy nuk ofrojnë enkriptimin që ofron një VPN.

Si përfundim, ajo çfarë duhet të merrni nga ky artikull është njohuria që po, të dhënat tuaja mund të vidhen organizata, kompani, dhe parti politike në Shqipëri të cilat kanë shumë interes për to. Ato shfrytëzohen në shumë mënyra duke filluar nga bombardimi me reklama dhe deri te vjedhja e të dhënave bankare.

Të dhënat vidhen në situata që hasim përditë, si aksesi në wifi publike apo aksesi në faqe webi të dyshimta. Nëse dikush dëshiron dhe ju jeni të pambrojtur, mund t’ju vjedhin të dhëna personale dhe bankare me lehtësi.

Mënyra më e mirë për të shmangur këto rreziqet është lundrimi anonim. Nëpëmjet mjeteve lehtësisht të aksesushme si VPN mund të lundroni të sigurtë nga kudo.

Gjithashtu lundrimi anonim ju mundëson të shfrytëzoni edhe nga Shqipëria 100% të potencialit e Internetit, si faqe webi, aplikacione, shërbime online që janë të mbyllura për vendin tonë.

Ndaj, merrni masa sot për të shmanguar rreziqet dhe mar benefitet e lundrimit anonim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat