Luftim i krimit ekonomik dhe korrupcionit, apo targetim i disa figurave

Opinione

Luftim i krimit ekonomik dhe korrupcionit, apo targetim i disa figurave

Nga: Fehmi Rama, politikolog Më: 8 korrik 2016 Në ora: 14:23
Fehmi Rama

Populli duhet t’a din të vërtetën

Të targetoish strukturën komanduese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krim ekonomik dhe korrupcion, do të thotë të shikosh vetëm njerën anë të medaljes.

Në kohë lufte ishte Fondi i 3 përqindshit i cili veprojë dhe shumë vite më parë i udhëhequr kryesisht nga krahu pacifist, dhe Fondi Vendëlindja Thërret që veprojë si mbeshtetës i drejtëpërdrejtë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i krijuar në rrethana lufte.

Qytetaret e Kosovës qofshin ata në mëgrim apo në Kosovë, si dhe qdo qytetar tjetër që kontribojë në njerën nga këto dy fonde duhet të ndihet i sigurt, së mjetët e tyre kanë shkuar në destinacionin e duhur i cili ishte si qëllim. Pra për at kohë duhet më dhënë përgjegjësi për të dyja fondet, rrjedhën dhe qarkullimin e mjetëve të tyre, ku shkuan dhe ku përfunduan.

Rruga e gjatë e tranzicionit kosovar dhe krijimi i rrethanava për krim ekonomik dhe korrupcion

Tranzicioni në Kosovë ishte i gjatë dhe rraskapitës, për popullin e shumë vuajtur nga okupimi dhe lufta. Rezoluta 1244 e miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, me 10 qershor 1999, prodhoj administrim ndërkombëtar në Kosovë më qëllim krijimin e kushtëve për zgjidhjen e satusit final të Kosovës. Ky model ishte specifik, për faktin së krahas vendosjes së administratës, civile dhe ushtarake ndërkombëtare, kombinohej edhe më një vetëqeverisje vendore të zgjedhur me një proces demokratik dhe pse ishte jolexhitime rezervimi i ulësve në Kuvend për komunitete pa votën qytetare.

Rezoluta 1244 më shumë është marrë me pasojat e krizës se sa me burimin e saj. Në aspektin juridik dhe politik ka sanksionuar gjëndjën që ka ekzistuar para rrënimit kushtetues të pozitës së Kosovës, të përcaktuar me kushtetuten e vitit 1974, duke mos njohur okupimin institucional të Kosovës, nga ana juridike pranonte një autonomi substanciale brenda integritetit të RF të Jugosllavisë. PSSP (lexo: PSSP - Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm) paraqitke autoritetin kryesor të Kombeve të Bashkuara në Kosovë i cili ushtronte tërë pushtetin dhe paraqitke autoritetin përfundimtar,legjislativ,ekzekutiv,dhe gjygjësor.

Targetim i pamoralshëm apo keqpërdorim i emrit në sajë të kontributëve të mëherëshme

Të targetoish komandant të UÇK – së si milioner është e pamoralshme dhe abusrde, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përfunduar në Qershor të vitit 1999. Pas kësaj kohe më askush nuk është thirrur të veprojë nën emblemën e UÇK – së, vetëm se ndokush ka mundur të keqëpërdorë këtë emblemë apo dhe vetë emrin e tij të krijuar më parë. Përgjigjësia është individuale e jo kolektive, përsonale e jo e organizatës në të cilën ishte, rrjedhimisht kjo organizatë më sukses ka përfunduar misionin e sajë.

Shumë komandant dhe figura të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u vranë në luftë si Adem Jashari, Fehmi Lladrovci, Bekim Berisha e qindra të tjerë. Pjesa tjetër mbetën gjallë dhe e ruajtën më nderë të kaluaren e tyre, ndërsa disa të tjerë u thirrën në emër të luftës duke e keqëpërdor për të mira materiale ashtu sikur disa pushtetar të krahut pacifist.

Krimi ekonomik dhe korrupcioni nuk luftohet duke targetuar njerëz të cilët ishin pjesë e historisë së lavdishme më përiudhen e pasluftës, pa marr parasysh se a janë thirrur në vlera të së kaluares apo jo. Në luftë mund të ishe një hero, por pas lufte mund të ndryshojë, pa paragjykuar askënd. Krimi ekonomik dhe korrupcioni nuk mund të luftohet duke luftuar apo targetuar vetëm ish krahun e luftës, dhe jo at pacifist të cilet ishin pushtetar në mbi dy dekada në institucionet e Kosovës.

Krimi ekonomik dhe korrupcioni luftohet pa marr parasysh se a ishte kontribues lufte apo pushtetar i krahut pacifist, fundja krimi nuk njeh moshë shtetësi e kufi por vetëm interesa të ulëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat