Majlinda e Nora mbushin bateritë afër Barcelonës

Sporti

Majlinda e Nora mbushin bateritë afër Barcelonës

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2016 Në ora: 11:21
Majlinda Kelmendi, Driton Kuka e Nora Gjakova

Fiks edhe një muaj do të nisin Lojërat Olimpike – ‘Rio 2016’. Ndërsa dy xhudistet tona po përgatiten në Castelldefels, vend që është afër Barcelonës. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, thotë se ky është kampi i parafundit që po përgatiten për ngjarjen më të madhe botërore. Majlinda Kelmendi (52 kg), kampionia e dyfishtë e Botës dhe e Evropës, së bashku me Nora Gjakovën, fituesen e medaljes së bronztë në Lojërat Evropiane, stërvitin me intensitet të shtuar. “Kampi përgatitor i parafundit para Lojërave Olimpike - Rio 2016. Dy Sportistet e vetme të shtetit tonë të ri që kanë arritur Normën Olimpike po finalizojnë përgatitjet për Rio!”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat