Po luante në lumë, mbytet 10-vjeçari në Gjermani

Kronikë e zezë

Po luante në lumë, mbytet 10-vjeçari në Gjermani

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 19:39
Lum ne Gjermani

Një fëmijë 10-vjeçar me origjinë nga Shqipëria është mbytur teksa po luante në ujërat e lumit Niers në Gjermani. Zona bri lumit është një park i njohur, ndërsa fëmija ra në ujë për t’u fundosur brenda pak çastesh.

Skuadrat e shpëtimit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke e nxjerrë trupin e fëmijës nga uji. 10-vjeçari u dërgua me urgjencë në reanimacion, por ai ka ndërruar jetën rreth orës 17:00 të ditës së sotme. Gazeta gjermane “Bild”, nuk bën me dije identitetin e fëmijës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat