A ka lëviz Shqipëria në renditjen e përgjithshme të FIFA-s?

Sporti

A ka lëviz Shqipëria në renditjen e përgjithshme të FIFA-s?

Më: 5 maj 2016 Në ora: 11:43

Kombëtarja e Shqipërisë ka mbetur në vend-numëro, sa i takon renditjes mujore të FIFA-s. Për majin, kuqezinjtë e drejtuar nga De Biasi pozicionohen në vendin e 45-të. Referuar rivalëve tanë në Grupin A, të fazës finale të “Euro 2016”, më lart qëndron Zvicra, e 14-ta, ashtu si në muajin e shkuar. Diçka më poshtë është Rumania, në vendin e 19-të, e cila, po ashtu, nuk ka ndryshuar pozicion krahasuar me prillin. Franca, vendi organizator i Kampionatit Europian të kësaj vere, është në vendin e 21-të, në vend-numëro, ashtu sikurse edhe Shqipëria nuk ka pësuar ngritje apo zbritje në këtë listë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat