Southampton-i i mban leksion Manchester Cityt

Sporti

Southampton-i i mban leksion Manchester Cityt

Nga: K.Goca Më: 1 maj 2016 Në ora: 19:24

Skuadra e Southampton-it shkëlqeu me lojë dhe i mbajti leksion Manchester Cityt, duke e gjunjëzuar me rezultat 4:2, në takimin e javës së 36-të. Kjo humbje për Cityn është e rëndë, për faktin se vështirëson gjasat për vend të tretë, kur kanë mbetur edhe dy javë deri në përfundim të garave të Premier League. Por si duket trajneri i Cityt, Manuel Pellegrini, më shumë ka qenë i fokusuar për takimin e 4 majit, ku do të luajnë në Santiago Bernabeu kundër Real Madridit, në takimin e gjysmëfinales së Champions League. Vendasit dëshmuan super lojë dhe shënuan katër gola në portën e portierit Hart. Loug (25’), Mane (28’, 57’ e 68’) shënuan për fitoren e Sauthampton-it. Futbollisti Sadio Mane shënoi het-trik dhe ishte i pakapshëm për mbrojtjen e skuadrës ‘milionere’. Për Cityn shënoi: Kelechi Iheanacho (44´e 78’). City është në vend të katërt me 64 pikë, tri më pak se Arsenali i treti dhe Sauthampton pozicionohet i shtati me 57 pikë, por ka ende gjasa për një vend në garat evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat