Zyrtare: Kjo është e ardhmja e Herolind Shalës

Sporti

Zyrtare: Kjo është e ardhmja e Herolind Shalës

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 19:36

Herolind Shala ka zgjidhur të ardhmen e tij duke qëndruar edhe për gjashtë muaj te Libereci.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte në dy mendje se ku do të vazhdonte karrierën e tij.

Opsion ishte rikthimi në Pragë tek Sparta, por ai kishte edhe tri oferta të rëndësishme, një nga St Pauli në Gjermani, një nga NEC në Holandë dhe nga Hannoveri.

Por ai ka vendosur të qëndrojë edhe për gjashtë muaj te Slovan Libereci për të vazhduar me formën e tij.

Pas huazimit te Libereci, Shala kishte shkëlqyer duke shënuar dhe asistuar dhe ai nuk ka preferuar të ndryshojë skuadër para kampionatit evropian.

Ai nesër do të jetë në fushë me skuadrën e tij përballë Dukla Pragë, pasi kampionati cek fillon fazën e dytë nesër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat