Qeveria braziliane: Rio 2016 nuk rrezikon nga mushkonja Zika

Sporti

Qeveria braziliane: Rio 2016 nuk rrezikon nga mushkonja Zika

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 00:52

Ministria e Shëndetit në Brazil i përgjigjet alarmit të lëshuar nga Komiteti Olimpik Amerikan, që prej rrezikut të mushkonjës Zika e la në dorën e atletëve vendimin rreth pjesëmarrjes apo jo në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Sipas qeverisë braziliane “periudha gjatë së cilës do të zhvillohet Olimpiada nuk cilësohet endemike për trasmetimin e sëmundjeve të shkaktuara nga mushkonja Zika”.

Sipas deklaratës për shtyp të Ministrisë, Brazili është mobilizuar në luftën kundër insektit. Qeveria federale, shtetet por edhe komunat po punojnë jo vetëm për të mbrojtur popullsinë vendase, por edhe të gjithë turistët që do të udhëtojnë drejt Amerikës Latine për të ndjekur Lojërat Olimpike.

Optimizmi nuk mungon as në Komitetin Organizator të Rio 2016. Sipas zëdhënësit Mario Andrada, Zika nuk do të përbëjë problem. Sipas tij, delegacioni i skuadrës së Shteteve të Bashkuara doo të jetë i plotë, pasi askush nuk do të heqë dorë nga Olimpiada për shkak të një sëmundje që përhapet kryesisht gjatë verës.

Përveç ekipit amerikan, mushkonja Zika përbën një shqetësim edhe për ekipin e Kenias. Komiteti Olimpik i shtetit afrikan njoftoi se për shkak të këtij kërcënimi, pjesëmarrja e skuadrës në Rio 2016 është në dyshim serioz. Nëse situata nuk përmirësohet, Kenia mund të vendosë tërheqjen nga Lojërat Olimpike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat