Lojë për infarkt, Peja mposhtë maqedonët

Sporti

Lojë për infarkt, Peja mposhtë maqedonët

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 21:46

Gjatë do të kujtohet super fitorja e Pejës në sekondat e fundit ndaj ekipit nga Maqedonia, Kozuv nga Gjevgjelia me rezultat 77:76, në takimin e xhiros së dytë të rrethit të dytë të Sigal Uniqa Liga Ballkanike. Basketbollisti kroat Nenad Deliç vendosi për fitoren e madhe të Pejës. Pak sekonda pa përfunduar ballafaqimi Kozuv ishte në epërsi me 75:76, por pejanët treguan zemër të madhe dhe ia dolën për ato pak sekonda të bëjnë mrerkulli, duke shënuar fitore me rezultat 77:76. Lojë e fortë e për infarkt, dramë e vërtet në palestrën “Karagaçi” në Pejë, mirëpo verdhezinj nuk u dorëzuan në asnjë moment, duke shënuar një fitore që nuk matet as me ari.

Basketbollistët Drilon Hajrizi me 17 pikë, Nenad Deliç (17), Roland Davis (14) me bashkëlojtarë të tjerë dhanë edhe atomin e fundit. Të gjithë u angazhuan deri në pikën e fundit dhe ia dolën të fitojnë nëpër vrimë të gjilpërës, por e cila ishte një fitore tejet e embël dhe e para për grupin D. Basketbollistët treguan shpirt të madh në fushë, megjithëse Kozuv gjithnjë ishte i rrezikshëm. Në çerekun e parë ekipit nga Gjevgjelia ishte më i mirë për një nuancë dhe kësisoj edhe krijuan epërsi deri në tetë pikë (16:24).

Në çerekun e dytë, pejanët ishin më të fortë në mbrojtje, me një sulm të përsosur arritën të përmbysin epërsinë e kundërshtarit dhe të udhëheqin me rezultat 40:36. Çereku i tretë ishte kaptinë në vete dhe mysafirët sërish fusin në presion ekipin pejan. Kozuv aplikojë mbrojtje të fortë dhe arriti të kaloi në epërsi edhe me një pikë (60:61). Megjithatë, çereku i fundit ka qenë për infarkt, pasi që asgjë nuk dihej deri në qindtat e fundit të sekondës. Në minutën e 37-të rezultati 71:72 në favor të mysafirëve dhe më pas u barazua në 74:74. Tifozët “Shqiponja” ishin në anth për faktin se mysafirët kishin epërsinë me 75:76, por në aksionin e fundit, Drilon Hajrizi për mrekulli pason deri te kroati Nenad Deliç, ky i fundit vulosi fitoren e madhe të Pejës.

Peja-Kozuv 77:76
Palestra e sportit “Karagaçi”, në Pejë.
Gjyqtarë: I. Dragojeviq, Z. Ruteshiq, O. Jokiq.
Peja: Rugova, Deliç 17, Hajrizi 17, Davis 14, Burwell 11, West, Covington 11, Mekaj, Veseli 7, Grapci,
S. Zekiqi dhe B. Zekiqi.

Kozuv: Penn 23, White 12, Brchkov 11, Neshoviq 14, Radulloviq 7, Apostolov, Naçevski, Gjuroski 3, Sterjov 2, Kolev, Todoroviq 4 dhe Glavchev.

Rezultatet

Peja-Kozuv 77:76
S. Prishtina-Levski 89:66

Tabela

1. S.igal Prishtina 2 2 0 4
2. Peja 2 1 1 3
3. Levski 2 1 1 3
4. Kozuv 2 0 2 2

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat