Javë e vështirë për ekipet e Kosovës

Sporti

Javë e vështirë për ekipet e Kosovës

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 15:50

Të martën dhe të mërkurën tri skuadrat e Kosovës, Sigal Prishtina, Peja dhe Bashkimi nga Prizreni do t’i zhvillojnë ndeshjet e dyta të fazës së dytë në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).
Bashkimi të martën është mysafire e Mornar-it në Bari të Malit të Zi me fillim nga ora 18:30, kurse Prishtina është nikoqire e ekipit nga Sofja e Bullgarisë, Levski 2014. Kjo ndeshje do të luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet duke filluar nga ora 19:30.
Ndërkaq të mërkurën Peja në “Karagaçi” e pret Kozuv-in nga Gjevgjelia e Maqedonisë, takim ky që do të zhvillohet nga ora 19:30.
Duhet theksuar se në ndeshjet e para të fazës së dytë të BIBL-it, fitore ka regjistruar Sigal Prishtina ndaj Kozuv-it si mysafire, derisa Bashkimi është mposhtur në shtëpi nga Teodo, kurse Peja ka pësuar disfatë para shikuesve të saj nga Levski 2014.
Orari i ndeshjeve:

E martë (09.02.2016):
Mornar – Bashkimi 18:30
Sigal Prishtina – Levski 2014 19:30

E mërkurë (10.02.2016):

Peja – Kozuv 19:30

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat