Hamburgu barazon me Këlnin. Darsmtad thellon krizën e Hofeinheimit

Sporti

Hamburgu barazon me Këlnin. Darsmtad thellon krizën e Hofeinheimit

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 23:16

Pas tri humbjeve radhazi në Bundesligës, Hamburgu arriti të merrte vetëm një pikë në fushën e tij ndaj Këlnit, duke konfirmuar momentin jo të mirë që po kalon. Formacioni i Bruno Labadias, zhvilloi një pjesë të parë të dobët, ku thuasje nuk e rrezikoi në asnjë rast portën e Këlnit, ndërsa skuadra mike fillimish iu afrua golit me Modesten që u ndal nga traversa, ndërsa 3 minuta më pas Zoller shënoi pas pasimit të marrë nga Hektor.

Kunderpërgjigja e Hamburgut erdhi në fillim të pjesës së dytë me Muller, që ngriti peshë Volksparkstadion me një supergol nga jashtë zonës.

Në të 50-ën fluturon Horn për t’i mohuar golin serbit Kacar. Në formë të jazhtëzakonshme Horn, që ndal një tjetër tentativë të Rudvens në minutën e 55-të, ndërsa futbollistët e Këlnit dështuan gjithashtu në të patkën tre raste për të shënuar golin e fitores.

Vazhdon kriza e rezultateve të Hofeinheimit, që u mposht 0-2 nga Darsmtadi. Sulu u dha avantazhin miqve në minutën e 33-të, ndërsa 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, vendasit teksa ishin hedhur në sulm për të shmangur humbjen pësuan edhe golin e dytë me autor Rajkovic. Edhe pas javës së 20 të Bundesligës Hofeniheimi mbyll klasifikimin e përgjithshëm bashkë me Hanoverin në kuotën e 14 pikëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat