PSG kalon edhe testin Marseille

Sporti

PSG kalon edhe testin Marseille

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 23:15

Marseille nuk arrin të ndalë trenin parizien që po udhëton me një shpejtësi marramendëse drejt titullit të katërt rresht në Ligue 1. “Velodrome” hapi dyert për një nga klasiket e futbollit francez mes Marseille dhe Paris Saint Germain ku kryeqytetasit siguruan fitoren e 22 sezonale me rezultatin 2-1. Ishte i përhershmi Zlatan Ibrahimovic vendosi shenjën e tij në këtë sfidë që në minutën e tretë duke ngrirë tifozët vendas.

Gjithsesi, skuadra e Michel nuk e humbi durimin dhe arriti të fitonte terren me kalimin e minutave. Në të 26-ën, Remy Cabella gjeti rrjetën për të shënuar golin e dytë të ndeshjes.

Paris Saint Germain tregoi në fushën e lojës se këtë sezon nuk synon të tolerojë asnjë kundërshtar dhe me forcën e talentin e grupit gjeti golin e avantazhit në minutën e 71.

Një sukses që ruan të paprekur në 24 diferencën mes ekipit të Blanc dhe Monaco.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat