Jansrud i shkëlqyeshëm, fiton në Korenë e Jugut

Sporti

Jansrud i shkëlqyeshëm, fiton në Korenë e Jugut

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 21:33

Norvegjezi Kjetil Jansrud shënoi fitoren e tretë në edicionin e sivjetshëm apo të 13-tën në karrierën e tij. Skiatori norvegjez tregoi formë shumë të mirë në disiplinën e lëshimit dhe zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:41.38 minuta, duke lënë për 20 të qindtat e sekondës pas vetes italianin Dominik Paris dhe 41 qindtat amerikanin Steven Nyman. Një garë shumë e fortë ka qenë në shtegun e Jeongseon të Koresë së Jugut.

Ishte një atraksion i vërtet për tifozët në Kore, ku panë skiatorët më të mirë. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Marcel Hirscher nga Austria kryeson me 969 pikë dhe ka 53 pikë më shumë se Aksel Lund Svindal, për këtë të fundit para disa ditëve ka marrë fund edicioni shkaku i lëndimit, ndërsa norvegjezi Henrik Kristoffersen renditet i treti (871).

Në lëshim norvegjezi Svindal është i pari me 436 pikë, pason Fill (365) e Jansrud (327).

Rezultatet

1. Kjetil Jansrud (Norvegjia) 1:41.38
2. Dominik Paris (Italia) 0.20
3. Steven Nyman (SHBA) 0.41
4. Peter Fill (Italia) 0.47
5. Beat Feuz (Zvicra) 0.49
6. Otmar Striedinger (Austria) 0.52
7. Carlo Janka (Zvicra) 0.58
8. Adrien Théaux (Franca) 0.66
9. Romed Baumann (Austria) 0.78
10. Guillermo Fayed (Franca) 0.80

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat